lirikcinta.com
a b c d e f g h i j k l m n o p q r s t u v w x y z 0 1 2 3 4 5 6 7 8 9 #

lirik lagu perjetesisht – ritmi i rruges

Loading...

[teksti i “perjetesisht ft. besnik qaka]

[verse 1: arbër reçi & memli krasniqi]
ishte vit i tmerrshëm që s’harrohet përjetë
kur djalli lëshoj mbi ne vrasësit e vet’
për t’na ndarë përgjithmonë, jetëra për t’shkatërruar
por unë u ktheva sot, nënë zgjatmi duart
ja ku jam këtu pranë, por ti nuk po më sheh
e as un nuk mund ta ledhatoj ftyrën tënde të zbehtë
në këtë dhomë ku dhembja rri pezull përmbi
pranë fotografisë sime me shirit të zi
të gjithëve ua shoh peshën e dhembjes në sy
dhe e kuptoj, por nënë unë ende jam këtu me ty
të dëgjova mbrëmë duke më thirrur me zë
dhe erdha shpejt se s’dua t’vetmuar të t’lë
të fola, ti s’më dëgjove, vetëm provova kot
qëndrova pranë shtrat-t tënd derisa derdhje lot
dhe sot si çdo ditë tjetër unë këtu jam pranë
ti nuk më sheh por më ke pranë në çdo hap

[chorus: besnik qaka]
përjetësisht do më kesh pranë
do jem pranë teje sa herë qanë, dëgjo
nëna ime, zemra jote e then murin që na ndan
s’dua të t’shoh me lot në sy
edhe pse zemra të është thy, shiko
nëna ime, përjetësisht unë do të jem me ty

[verse 2: arbër reçi & memli krasniqi]
pas kaq vitesh unë ende atë ditë e kujtoj krejt
kur papritur dielli u zhduk, qielli u vrenjt
shërbëtorët e djallit, neve na ndan
ndjej dhembje qe t’paktën t’ju përqafoj nuk më lanë
desha ty nëna ime veç dy fjalë të t’i them
të bëhesh e fortë kur unë më nuk do të jem
por nga bota ime sot i them këto fjalë
e di që ndjen shumë mallë
por ke pranë dhe tjetrin djalë
që i këputet shpirti kur të sheh n’vetm,i
t’lutem që t’gjesh forcë dhe për shkak të tij
se nuk e ka lehtë, në zemër ndjen hidhërim
gjithmonë e mundon fakti që s’ishte në vendin tim
e shikoj nga afër dhe gëzohem që është me ty
por s’dua t’ia shoh këtë pikëllim në sy
se dua që ta dini që gjithmonë do m’keni pranë
për sa kohë kjo botë e rrejshme neve na ndanë

[chorus: besnik qaka]
përjetësisht do më kesh pranë
do jem pranë teje sa herë qanë, dëgjo
nëna ime, zemra jote e then murin që na ndan
s’dua të t’shoh me lot në sy
edhe pse zemra të është thy, shiko
nëna ime, përjetësisht unë do të jem me ty

[verse 3: arbër reçi & memli krasniqi]
tash unë jam në një vend më të mirë
i vetmi vend ku njeriu është plotësisht i lirë
këtu qetësia është e plotë dhe përjetësisht zotëron
këtu ku shpirti na prehet n’bahçen e krijuesit tonë
pra ti nëna ime, ata lot fshij sot
se jeta ime, jo nuk u shua kot
nëse vëllau im dhe fëmijët e tij
sot të paktën e shijojnë veç një copë liri
gjaku im kësaj toke falë i qoftë përjetë
këtij vendi që dhembja kurrë nuk ju tret
pra bëni gajret, dhe një gjë gjithmonë kujtoni
amanetin tonë duheni ta jetësoni
vazhdoni rrugën e nisur me krenari e nderë
dhe unë do jem pranë jush duke vështruar përherë
tash po kthehem atje, se të tjerët po me presin
por dijeni se heronjtë mbesin gjallë, kurrë nuk vdesin

[chorus: besnik qaka]
përjetësisht do më kesh pranë
do jem pranë teje sa herë qanë, dëgjo
nëna ime, zemra jote e then murin që na ndanë
s’dua të t’shoh me lot në sy
edhe pse zemra të është thy, shiko
nëna ime, përjetësisht unë do jem

[outro: besnik qaka]
s’dua të t’shoh me lot në sy
edhe pse zemra t’është thy, shiko
nëna ime, përjetësisht unë do të jem me ty

lirik lagu lainnya :

YANG LAGI NGE-TRENDS...

Loading...