
'93 - alban skenderaj lyrics
[verse 1: alban skenderaj]
ishte viti ’93
më kujtohet si të ishte dje
ne të dy të pandarë
rrinim zgjuar deri ne mëngjes
dhe këndonim ace of base
nga një fiat ritmo e bardhë
ti kërkoje disco
une doja live and rock’n’roll
dhe në fund një film në video-kasetë
nga tarraca e pallat-t tënd
numëronim nga i njëjti vend
një yll si një lek
[chorus: alban skenderaj]
vetëm dhe një natë, vetëm dhe një natë
çfarë s’do jepja të më ktheje atje
vetëm dhe një natë, vetëm dhe një natë
në vitin ’93, vitin ’93
e mban mend kur në mësim
flije gjumë mbi supin tim
dhe të mbuloja me çantë
sa mbasdite në shtëpi
italia uno, mtv
derisa bëhej natë
ti prapë kërkoje disco
unë doja live and rock’n’roll
pak alkool dhe një paketë president
thonim: “always side by side”
ndiheshim bonnie dhe clyde
version adoleshent
[chorus: alban skenderaj]
vetëm dhe një natë, vetëm dhe një natë
çfarë s’do jepja të më ktheje atje
vetëm dhe një natë, vetëm dhe një natë
në vitin ’93, vitin ’93
[verse 2: lyrical son]
i got the power!
e kthej kohën mrapa
orën policore
e kur kena kcy me hapa
ishim n’shkollë fillore
s’bojke vonë me na nxon nata
n’vend t’librave edhe fletoreve
kaseta kishim n’çanta
1993
m’kujtohet e m’doket si me kon dje
full satelita ballkonat n’qytet
tvsh sat
lajme shqip flash!
informer!
u know say daddy snow me gonna blame
e knjoshim n’mahall tem
policia na bërt-tshin megafon
dojshin me na trem
al!cky boom boom down!
all starkat e bardha
levi’s, 500 e nishkat
flokt me gell, bros
pa vi man
edhe perpara i kom majt shishkat
gucci!
[chorus: alban skenderaj]
(vetëm dhe 1 natë, vetëm dhe 1 natë)
një natë, një natë
një natë, një natë
(vetëm dhe 1 natë, vetëm dhe 1 natë)
një natë, një natë
një natë, një natë
vetëm dhe një natë, vetëm dhe një natë
çfarë s’do jepja të më ktheje atje
vetëm dhe një natë, vetëm dhe një natë
në vitin ’93, vitin ’93
Random Song Lyrics :
- hanamizuki - yo hitoto lyrics
- din rat ash (my life) - bohemia lyrics
- nuestra visión - harold velazquez lyrics
- 亂世情侶 (love in troubled times) - 古巨基 (leo ku) lyrics
- new kind of high - lee kernaghan lyrics
- what overthinking feels like - marina lin lyrics
- 10kash - kord lyrics
- magari sì - sexymoneyg lyrics
- rei gelado - b.i.g carter lyrics
- i'm a boy (live at city hall, hull 1970) - the who lyrics