lirikcinta.com
a b c d e f g h i j k l m n o p q r s t u v w x y z 0 1 2 3 4 5 6 7 8 9 #

porositë e babait - mihallaq andrea lyrics

Loading...

[teksti i “porositë e babait“]

[hyrja]
një natë dimri
na mblodhi im’atë
pranë zjarrit të oxhakut
që digjej flakë

[strofa 1]
dëgjoni bijt’ e mi
i ftohti s’është asgjë
kur prishet vëllazëria
s’ka zjarr që e ngroh më

[pararefreni]
se jeta ka dhe dimër
të egër me acar
në qofshi të bashkuar
gjithmonë do t’ketë zjarr
të jeni të duruar, të matur në çdo fjalë!
përkrah njëri*tjetrit, në gaz edhe në hall

[refreni]
të ndahi nëpër çerdhe
sikur e ka dhënë zoti!
për hir të këtij zjarri
të mblidhi si qëmoti!
të qani hallet tuaja kok më kok!
mos paçi kurrë të tilla, por koha tjetër thotë!
[strofa 2]
po, për pak harrova fare
e shihni këtë zjarr?
në qofshi të bashkuar
më ngroh edhe mua në varr

[pararefreni]
se jeta ka dhe dimër
të egër me acar
në qofshi të bashkuar
gjithmonë do t’ketë zjarr
të jeni të duruar, të matur në çdo fjalë!
përkrah njëri*tjetrit, në gaz edhe në hall

[refreni]
të ndahi nëpër çerdhe
sikur e ka dhënë zoti!
për hir të këtij zjarri
të mblidhi si qëmoti!
të qani hallet tuaja kok më kok!
mos paçi kurrë të tilla, por koha tjetër thotë!

[mbyllja]
po, për pak harrova fare
e shihni këtë zjarr?
në qofshi të bashkuar
më ngroh edhe mua në varr

Random Song Lyrics :

Popular

Loading...