rruga - yll limani lyrics
[teksti i “rruga”]
[verse 1]
në rrugën që je tu na çu
asaj rruge s’bon me shku
ja kom nis mi përngja dikujt që s’du
a pe sheh po m’dridhen durt?
a pe sheh unë jom tu lujt?
ti ke fitu sa herë m’ke pa tu hup
[pre*chorus]
ti m’shtyn e m’shtyn deri sa m’then
ti din me m’prek aty ku m’dhem
ti nalesh veç kur jom tu u çmend
e unë bi n’tokë në copa m’len
e m’kthen n’kohë jom i vogël prapë
e njoh shumë mirë zemërimin n’gjak
e di çka munet me ndodh nëse sëm rrin larg
[chorus]
a ka rrugë për me dal? e veten me fal?
a ka naj rrugë që m’çon te drita
ku s’përsëritet historia
se jena tu ra, a je tu e pa?
naj rrugë që zemra nuk na thehet
ku dhimbja hup e ma nuk kthehet, oh
[verse 2]
në rrugën që je tu na çu
asni ditë nuk ki mu gzu
je tu m’përngja n’dikon që ka duru
a pe sheh qysh je tu u bo?
a pe sheh që nuk ki zo?
e nëse rrin, unë jom ai, ti ajo
[pre*chorus]
ti m’shtyn e m’shtyn deri sa m’then
ti din me m’prek aty ku m’dhem
ti nalesh veç kur jom tu u çmend
e unë bi n’tokë në copa m’len
e m’kthen n’kohë jom i vogël prapë
çka nëse terrin e kom n’gjak?
e di çka munet me ndodh nëse vjen ma ngat
[chorus]
a ka rrugë për me dal? e veten me fal?
a ka naj rrugë që m’çon te drita
ku s’përsëritet historia
se jena tu ra, a je tu e pa?
naj rrugë që zemra nuk na thehet
ku dhimbja hup e ma nuk kthehet
[verse 3]
rruga që je tu na çu
jo, asaj rruge s’bon me shku
se nuk e du, s’o rruga jonë
zani n’kryt e tem
që m’thotë “ti për kurgjo nuk vlen”
ma nuk m’dhem se nuk o’ zani jem
rruga që u shtru me dhimt e i kanë thanë dashni
s’e kena bo as unë as ti, kanë rrejt
nuk po du me flejt me grushta mledh
jo nuk po du mu bo si krejt çka gjithë e kom urrejt
Random Song Lyrics :
- lewandowski - diho lyrics
- хлороформ (п.у. жижица) (chloroform) - dobbro lyrics
- havoc - rex vinci & baby ape lyrics
- matrix - king chai lyrics
- herzlich willkommen - rockwasser lyrics
- believe - jampi lyrics
- настя (nastya) - lil sif lyrics
- шрамы (scars) - doorbell lyrics
- navysealkawika - kobanoshi lyrics
- omens - moonly mars lyrics