lirikcinta.com
a b c d e f g h i j k l m n o p q r s t u v w x y z 0 1 2 3 4 5 6 7 8 9 #

lirik lagu te dua – anxhela peristeri

Loading...

[teksti i “të dua”]

[intro: g*bani, anxhela peristeri]
mirëmbrëma! mirëmbrëma
nuk po më merrte gjumi. as mua
vapa? jo, ëndërrat
të bukura? të pa arritshme…
ti je…? anxhela. dhe ti?
g*bani. aah…

[verse 1: g*bani & anxhela peristeri]
dëgjo si ësht’ puna si goca dhe çuna
mësuan për mua sa shumë që të dua
kështu që thashë, në plazh kur të pashë
tek luaje me detin të hap muhabetin
ndaj tu afrova dhe të respektova
fola më degjove fole të dëgjova
s’ish e vështirë por me ty aq e mirë
u tregova, të lutem më ler që të futem
në zemrën edhe në mendjen tënde
në shpresat edhe dëshirat e tua
këto mendoja ndërsa vështroja
plot me ëndrra ato dy sytë e tua
por s’ më kuptove, nuk më kuptove
nga pasiguria se si pushtohem
dua të ta them por pendohem
se si ma bën zemra kur të afrohem
[chorus: anxhela peristeri]
se si ma bën zemra kur të afrohem
si ma bën e s’e di pse bllokohem
ul kokën posht se s’dua të lëndohem
kur më sheh me ata sytë e tua
se si ma bën zemra kur të afrohem
si ma bën e s’e di pse bllokohem
kthej kokën sepse s’dua të kuptohem
vetëm unë e di sa të dua

[verse 2: g*bani]
hë ma bë hallall se ashtu kam pas ca halle
s’çohem dot me kcy, me u ngrit e me hedh valle
nuk të ndjek dot nëpër fusha edhe male
se jeta prej vërteti nuk është si në festivale
po akoma të du se je reale
dhe kur afrohesh afër humbas minerale
një jetë në piedestale, klaudia kardinale
të tjerat i zën frika kur vjen prova gjenerale
të kam parë si shkëlqen në breg të detit
cermonitë e shtetit dhe eventet e qytetit
do të përqafoj moj te harku i tragetit
sikur titaniku përpara kiametit

[pre*chorus: g*bani]
je dritë, je yll, je zemër
je shpirt, je emër, je femër
je buzëqeshje që lehtë nuk harrohesh
ta dish si ma bën zemra kur më afrohesh
[chorus: anxhela peristeri]
se si ma bën zemra kur të afrohem
si ma bën e s’e di pse bllokohem
ul kokën posht se s’dua të lëndohem
kur më sheh me ata sytë e tua
se si ma bën zemra kur të afrohem
si ma bën e s’e di pse bllokohem
kthej kokën sepse s’dua të kuptohem
vetëm unë e di sa të dua

[bridge: anxhela peristeri]
unë zemer dhe vetëm unë
e di se si e prita takimin
shumë zemër, s’e din sa shumë
mendimet që të qetë nuk më linin
unë zemër, dhe vetëm unë
kisha në mëndje që ta marr guximin
shumë zemër, s’e din sa shumë
me një puthje ta mbaroja kërcimin

[chorus: anxhela peristeri]
se si ma bën zemra kur të afrohem
si ma bën e s’e di pse bllokohem
ul kokën posht se s’dua të lëndohem
kur më sheh me ata sytë e tua
se si ma bën zemra kur të afrohem
si ma bën e s’e di pse bllokohem
kthej kokën sepse s’dua të kuptohem
vetëm unë e di sa të dua

lirik lagu lainnya :

YANG LAGI NGE-TRENDS...

Loading...