lirikcinta.com
a b c d e f g h i j k l m n o p q r s t u v w x y z 0 1 2 3 4 5 6 7 8 9 #

lirik lagu emigrante – yjet e panjohur

Loading...

[teksti i “emigrante”]

[verse 1]
ti ike larg nje nate, ike larg duke vrapuar
ike larg me lot ne sy, neper nate duke renkuar
ti po shkoje pa e ditur a do kthehesh perseri
e ndersa shkoje fort ne gji shtrengoje nje fotografi
nje cast e ktheve koken pas , sikur per tu çmallur pak
pastaj psheretive kishe akoma rruge te gjate
e kish akoma dhe shume nate para se te vinte agimi
e ti ecje mbi debore veshur keq nga mjerimi
me nje xhup te vjeter e te zi ashtu si nata
i erret si kujtimet qe ti kishe lene nga mbrap
me nje pale kepuce , te shqyera cope-cope
te hapura si gojet qe varferia s’mund ti ngope
dhe me pantallonat e tua qe te gjuri qene te arnuara
e duke mbajtur shpresen neper xhepat e shpuara
ti ike me nje traste te vjeter hedhur permbi sup
e brenda saj nje qepe, pak kripe e nje cope buke

[chorus]
hej emigrante, rrugeve neper nate
ku po shkon? a do kthehesh prape?
hej emigrante, rrugeve neper bote
ku po shkon? me ata syte plot lot?

[verse 2]
sa shume copeza kujtimesh para syve te kalojne
ndersa ti iken ato prape , serish mbrapa ty te cojne
neper ditet kur endrroje edhe kishe shume deshira
e ne castet kur zemra rrihte fort nga dashuria
ehhh sa bukur ish ateher , kur ti ishe vec femije
per asgje s’duhet te mendoje vec te lozje pa pushim
por koha iku shpejt , pa e kuptuar asnjeri
e ti me lot ne sy mendon akoma perseri
per babin atje ne are me floket e tij te bardha
per lotet e nenes me duart e saj te arta
per vellackon e vogel dhe moterzen ne shpi
per te jetuar pak me mire , shpresa e vetme ishe ti
ndaj tani duhe te shkosh nuk ka me kohe per tu menduar
sepse kjo eshte zgjidhja e vetme qe kjo jete te ka ofruar
ikja jote neper malet me debore te kujton
nje shqiponje qe larg nga foleja fluturon

[chorus]
hej emigrante, rrugeve neper nate
ku po shkon? a do kthehesh prape?
hej emigrante, rrugeve neper bote
ku po shkon? me ata syte plot lot?

[verse 3]
mengjesi po afronte dhe debora filloi prape
nata po mbaronte dhe agimi s’ishte larg
pas pak do te zbardhte nje tjeter dite e re
por ti tashme nuk ecje vec fluturoje permbi re
dhe kur e ule koken poshte ateher nuk e besove dot
e pe trupin tend te ftohte te rrinte shtrire atje pertoke
ti i thirre qe te cohej por ai nuk te degjoi
nga syte e tij per here te fundit nje pike lot pikoi
i shtrire atje ne toke por me shpirtin lart ne qiell
tani trupin tend te ftohte s’e ngrohte asnje rreze diell
syte te kishin ngelur hapur vec mengjesin per te pare
por zemra jote kishte ngrire e buzet e tua ishin thare
fjalet e fundit qe i the vetem nata i degjoi
por meqe nata s’di te flase ajo nuk di si te na i tregoi
prandaj sa here qe nje yll bie lart ne qiellin pa kufi
kjo ndodh se nata qan per ty e derdh nje lot perseri

[bridge]
jo jo mos shko, jo mos ik tani
jo mos shko larg nga syte e mi
jo jo mos shko, jo mos ik tani
si nje lot larg nga syte e mi

[chorus]
hej emigrante, rrugeve neper nate
ku po shkon? a do kthehesh prape?
hej emigrante, rrugeve neper bote
ku po shkon? me ata syte plot lot?
hej emigrante, rrugeve neper nate
ku po shkon? a do kthehesh prape?
hej emigrante, rrugeve neper bote
ku po shkon? me ata syte plot lot?

lirik lagu lainnya :

YANG LAGI NGE-TRENDS...

Loading...