lirikcinta.com
a b c d e f g h i j k l m n o p q r s t u v w x y z 0 1 2 3 4 5 6 7 8 9 #

lirik lagu hijenat – yjet e panjohur

Loading...

[teksti i “hijenat”]

[verse 1]
nen perden e erresires qe cdo gje e ka mbuluar
edhe sonte prap hijenat po numerojne parate nder duar
ulerasin si te cmendura e s’e fshehin dot gezimin
se kane mesuar gjithe djallezite se si ta fshehin ligjin
s’ka rendesi nese ato para me gjak jane perlyer
s’ka rendesi se cfare krimi ne fakt eshte kryer
se hijenat i duan parate me shume se cdo tjeter
e s’duan t’ia dine nese kriminelet do lirohen neser
mirepo kur vrasesit lirohen s’ka me drejtesi
dhe atehere njerezit fillojne duke bere vetegjyqesi
e keshtu pergjithmone fillon te zhduket emri i drejtesise
qe menjehere me pas i hap rrugen tragjedise
lot, gjak, si dje ashtu dhe sot e keshtu dhe neser prape
serish prape, neser prape
asgje nuk do te jete me mire
ndersa hijenat do te vazhdojne te qeshin nen erresire

[chorus]
s’është e lehtë të jesh dikush në jetë (s’është e lehtë)
se cdo gjë e ka një cmim të shtrenjtë
(sot paratë sundojnë mbi botë)
s’është e lehtë të jesh njeri i mirë (s’është e lehtë)
sepse sot kjo gjë është e vështirë

[verse 2]
ketu askush se kupton, ketu askush nuk e di se pas lirise
gjeja me e shtrenjte eshte fjala “drejtesi”
pa ate s’kemi ku te vemi se pa ligje dhe drejtesi
atehere nje shtet eshte tamam si nje shtepi pa cati
por ja qe ne shqiperi drejtesia nuk egziston
e ne vend te saj ketu “ligji i xhungles” mbizoteron
edhe nese syte i hap,edhe nese syte i mbyll
prape asgje s’merret vesh duket sikur je ne pyll
gjerat jane ngaterruar keq sepse eshte kohe e veshtire
ujku del shume i mire ndersa qingji egersire
keto jane faktet me te fundit dhe qe vijne nga gjykata
ku vendimet po i marrin disa kafshe me kravata
jane ate qe njohin ligjet e qe shkelin mbi drejtesine
ata qe s’kane asnje qellim vec deshires per fitim
jane ate qe flene te qete vec me leket poshte dyshekut
e mendojne se te gjithe jane te barabarte para ligjit por jo lekut

[chorus]
s’është e lehtë të jesh dikush në jetë (s’është e lehtë)
se cdo gjë e ka një cmim të shtrenjtë
(sot paratë sundojnë mbi botë)
s’është e lehtë të jesh njeri i mirë (s’është e lehtë)
sepse sot kjo gjë është e vështirë

[verse 3]
cdo gje duket shume qarte asnje se mohon dot
qe te kerkosh te drejten tende mbase sot duket e kot
por edhe pse ndoshta eshte vonë prape ne duhet ta provojme
te cohemi te gjithe e te bertasim “mjaft më me korrupsion”
se peshorja e drejtesisë vetëm leket po peshon
dhe shigjeta e saj nga korrupsioni po anon
eshte vertete per te ardhur keq qe kemi nje sistem gjyqesor
me prokuror qe kane ndergjegjen te mbyllur brenda ne portofol
me pislliqe ketej andej zhdukin dosje edhe fakte
dhe kështu i bëjnë paratë, blejnë shtëpija e pallate
mbajnë unaza prej floriri dhe varëse që i varin kot
se në fakt ato rëndojnë më shumë se trutë që kanë në kokë
kanë makinat me te shtrenjta qe te thuash te verteten
me një rrogë të thjeshtë shteti s’mund ti blesh as për gjithe jetën
ata duan gjithcka edhe diellin po të ketë mundësi
sepse ai ka ngjyrë të verdhë dhe duket si flori

[chorus]
s’është e lehtë të jesh dikush në jetë (s’është e lehtë)
se cdo gjë e ka një cmim të shtrenjtë
(sot paratë sundojnë mbi botë)
s’është e lehtë të jesh njeri i mirë (s’është e lehtë)
sepse sot kjo gjë është e vështirë
s’është e lehtë të jesh dikush në jetë (s’është e lehtë)
se cdo gjë e ka një cmim të shtrenjtë
(sot paratë sundojnë mbi botë)
s’është e lehtë të jesh njeri i mirë (s’është e lehtë)
sepse sot kjo gjë është e vështirë

[outro]
mjaft më me korrupsion
mjaft më me korrupsion
mjaft më me korrupsion
mjaft më me korrupsion

lirik lagu lainnya :

YANG LAGI NGE-TRENDS...

Loading...